Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një person

Një person është vrarë në mes të qytetit të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e quajtur Dobraç.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(R.G/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb