Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në fillim të rrugës “5 Maji” në kryeqytet, në krzqëzimin që ajo lidhet me Unazën.
Nga të shtënat raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Mësohet se personi ndaj të cilit është shtënë me armë teksa po udhëtonte me makinë është 24-vjeçari Nardi Abazi, një person pa precedent penal,
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.
/faxweb
