Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (19 Gusht) në afërsi të stacionit të autobusëve në Velipojë, ndërsa raportohet se ka mbetur të plagosur dy persona.
Burime bëjnë me dije të plagosur kanë mbetur shtetasit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke hetuar incidentin.
Arsyet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
