Skip to content

“Të shtëna me armë zjarri në Vlorë”, Telefonata alarmon policinë, ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

Një  telefonatë ka mbërritur në Komisariatin e Policisë së Vlorës ku një qytetar ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Pas marrjes së njoftimit blutë e Vlorës kanë nisur kontrollet e zonës, por deri tani nuk kanë konstatuar asgjë.

Dyshimet kanë qenë që mund të jetë qëlluar drejt një personi apo automjeti.   Ndërkohë që kontrolli vazhdon në gjithë Plazhin e Vjetër dhe zonën e Pyllit të Sodës.