Skip to content

Të shtëna me kallashnikov në Mamurras, 14-vjeçari ‘terrorizon’ banorët, arrestohet nga policia

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 14-vjeçar i cili ka terrorizuar banorët e Mamurrasit, pasi ka qëlluar në ajër me breshëri kallashnikov. Pas marrjes së informacionit, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të të miturit si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit.

Materialet në ngarkim të 14-vjeçt i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Kurbin

Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri,  ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e  shërbimeve të Policisë,   neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/faxweb