Skip to content

Të shtëna në Memaliaj, dy viktima nga konflikti mes dy të rinjve, zbulohet EMRI i njërit prej tyre

640 0 screenshot 2026 04 21 211510 1776798920

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja lidhet me një konflikt mes dy personave, të identifikuar me inicialet E.G dhe D.N, rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shtetasi Endri Goxhaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë ka dyshime edhe për një person të dytë të përfshirë, por deri tani është konfirmuar vetëm një viktimë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, ndërsa zona është rrethuar. Ende nuk ka informacion të plotë për motivet e konfliktit.

Hetimet janë në vijim.