Një 29 vjeçar ka humbur jetën dhe dy fëmijë të mitur janë plagosur në një atentat të ndodhur gjatë mesnatës së të hënës në shtëpinë e Gentjan Bejtjas.

Burime për ABC News mësoje se nga atentati ku mbeti i vrarë kunati i Gentjan Bejtjas, Ramazan Sino dhe janë plagosur dy djemtë e tij 13 dhe 10 vjeç. Ndër të tjera thuhet se 13 vjeçari Alvi Bejtja ndodhet tek Trauma në gjendje të rëndë, ndërsa 10 vjeçari jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e banesës së Bejtjas ku një makinë dyshohet se është ndaluar pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend 29 vjeçarin dhe plagosur nipin e tij.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 29 vjeçari që mbeti i vrarë nga atentati mafioz në Krujë

Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që makina që dyshohet se është gjetur e djegur në liqenin e Tapizës, brenda saj janë gjetur 3 armë tip kallashnikov.

LEXO EDHE: E rëndë në Krujë/ Dajë e nip qëllohen me armë në oborrin e banesës, humb jetën njëri prej tyre

Ndërkohë grupi hetimor dhe ekspertë nga kryeqyteti po grumbullojnë prova dhe po hetojnë pistat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re