Skip to content

Të shtënat me armë në Greqi, si arriti ti shpëtonte shqiptari atentatit të frikshëm në mes të rrugës

Detaje të reja janë zbuluar rreth atentatit që i është bërë shqiptarëve në Patision të Greqisë, ku mbeti i plagosur një person. Të shtënat me armë nisën në rrugën Nikopoleos kur shqiptari, i cili dyshohet të jetë shënjeshtra po shkonte në makinë ku ishin edhe dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi në orën 20:00, në kryqëzimin e rrugëve Nikopoleos dhe Korthiou, njoftojnë mediat greke. Sipas informacionit të parë, tre shqiptarë janë të përfshirë në incident.

Shënjestra arriti ti shpëtonte paq plumbave pasi u godit në pjesën e pasme dhe për pasojë mbeti i plagosur. Ishin personat e tjerë që nxituan ta transportonin në një spital. Më pas tentuan t’ia mbathnin, por u kapën nga policia për të dhënë dëshminë në komisariat. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb