VLORE- Policia e Vlorës ka dhënë informacion për të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë natës në diskon ‘Havana’ në Dhërmi.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se një person ka shkuar me plagë në spital, i cili ka thënë se është plagosur gjatë të shtënave në lokal. Pas ndihmës mjekësore ai është larguar. Ndërkohë policia bën me dije se ka pasur vetëm të shtëna në ajër dhe nuk ka njerëz të plagosur.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar autorin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Ne Dhërmi nuk ka ngjarje te rende kriminale. Nuk ka asnjë te lënduar asnjë te plagosur asnjë viktime. Ka ndodhur një konflikt ne një lokal. Një person ka qëlluar me arme ne ajër. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit te dyshuar. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plote te ngjarjes”- thuhet në reagimin e policisë.
(BalkanWeb)
