Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së enjtes tek Tregu Elektrik në Tiranë. Sipas policisë shtetasi me iniciale K.K ishte ulur bashkë me një tjetër në një lokal në rrugën “Vath Koreshi”, kur papritur ata nisën të debatonin.

 

Pas kësaj skene, ky shtetas nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër, duke krijuar panik edhe te banorët e zonës. Fill pas ngjarjes ai u largua, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

 

Ndërkohë në cilësinë e dëshmitarëve janë shoqëruar në polici disa persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re