Skip to content

Të shtënat me armë zjarri në Durrës pas sherrit mes të rinjve! Policia arreston dy persona, një tjetër në kërkim

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e një dite më parë (25 dhjetor) në Durrës, ku një person u godit me sende të forta, ndërsa pati edhe të shtëna arme në ajër.

Në pranga ka rënë edhe një 26-vjeçar dhe është shpallur në kërkim, pasi ka goditur me sende të forta një 29-vjeçar.

Ky i fundit, po ashtu është arrestuar pasi në gjendje të dehur pa shkuar në shtëpi, ka marrë armën që kishte pa leje dhe ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e dy shtetasve të lartpërmendur. Nërsa arma iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.

“”