
Të shtëna me armë zjarri raportohet mbrëmjen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës.
Si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë në spital. Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se atentat në Shkodër iu bë Admir Bajri (i plagosuri).
“Fax News” bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një supermarketi, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vendosur perimetrin e sigurisë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb