Deputeti i Partisë Demokratike ka folur për aksionin opozitar në Kuvend, ndërsa tha se do vijojë derisa mazhoranca t’ju njohë të drejtat.

Ai shpjegoi se grupi parlamentar i PD-së ka marrë vendim që aksioni të vijojë derisa mazhoranca të respektojë opozitën.

“Do ta shikojmë pra deri ku do të arrijnë ata dhe deri ku do të arrijmë ne”, thotë ai.

Ndërkohë, i pyetur për flakën në Kuvend gjatë seancës së fundit, Nallbati tha se ishte një incident.

“Sigurisht që flaka ishte simbolike, është një flakadanë që lëshon tym, pavarësisht se mori flakë në një moment. Ishte një incident le të themi. Çështja është çmenduria e kësaj qeveria që vazhdon ta lerë Kuvendin në atë gjendje.

A jam unë i gatshëm ta vazhdoj këtë aksion deri sa të na njohin të drejtat? Unë jam pjesë e një grupi parlamentar, dhe aty është marrë vendimi që kjo do vazhdojë deri sa mazhoranca të respektojë të drejtat tona. Këta kanë vendosur të na shtypin me dhunë? Do ta shikojmë pra deri ku do të arrijnë ata dhe deri ku do të arrijmë ne.

Të sjellin ushtrinë më mirë, me kallash, ta kthejnë në juntë….”, u shpreh ai me ironi në Neës24.

“Nëse mazhoranca ka pretendime për objektin e hetimit dhe prandaj nuk pranon ngritjen e Komisioneve, jemi të gatshëm të diskutojmë për objektin”, tha ai lidhur me deklaratën e bërë nga PS, për arsyen se përse nuk pranojnë kërkesën e opozitës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re