Home BOTA Të takohesh 52 herë në vit me ambasadorin amerikan!

Të takohesh 52 herë në vit me ambasadorin amerikan!

0
Të takohesh 52 herë në vit me ambasadorin amerikan!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në një një seancë me 36 pika në rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës, më e rëndësishmja ishte ajo e debatit për refuzimin e projektit të gazsjellësit të financuar nga SHBA.

Opozita ngriti shqetësimet e saj lidhur me këtë vendim të qeverisë. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, u shpreh: “I vetmi opsion aktual për të krijuar edhe një burim alternativ për të diversifikuar energjinë në Kosovë është ky projekt, nuk kemi tjetër”.

Ferat Shala, deputet i PDK-së, theksoi: “Projekti i gazsjellësit është projekt bazik për infrastrukturën energjetike. Për ta refuzuar shtrirjen e infrastrukturës bazike energjetike është t’i thuash jo këtij zhvillimi, është t’i thuash jo bashkëpunimit strategjik me SHBA-të. Është t’i thuash po gazsjellësit rus në Ballkan. Këtu mendoj se keni qasje të gabuar në politikë”.

Përgjigjja e shefit të qeverisë, Albin Kurti, ishte kjo: “Nuk na ka humbur asnjë fond dhe s’ka dëmtim të raporteve me SHBA-në. Frika dhe paniku i tillë janë të pavend, s’ka nevojë askush t’i ketë dhe t’i shprehë publikisht, t’i përcjellë te të tjerët. Unë së paku një herë në javë e takoj ambasadorin amerikan. Sot kam takim po ashtu, nëse viti i ka 52 javë, unë e takoj 52 herë në vit”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë