Skip to content

Të tjera detaje nga përplasja Kadilli-Basha: S’kam bashkëpunuar me bandat, më tha Qifja ta takoj po i thashë me mua s’ka kompromise

Lulzim Basha ka sjellë si argument për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit ndërhyrjen e supozuar prej tij të krimit të organizuar.

Ai tha se i ka mbajtur duart larg tyre duke treguar se ka refuzuar çdo ofertë që i ka ardhur.

Duke ju përgjigjur akuzave të drejtpërdrejta të Fatbardh Kadillit që e bënte përgjegjës për dështimin e 25 prillit, Basha tha se kanë tentuar ta takojnë disa individë që sipas tij kanë rekorde kriminale.

Ai tha: Qifja më ka kërkuar takim por i thashë “Jo” pasi me mua nuk ka kompromis”.

Pas kësaj, Kadilli i ka rezervuar një përgjigje të shkurtër: “Kjo tezë vetëm me mua s’ka vend”(TemA)