Me nisjen e seancave stërvitore të vitit 2018 në skuadrën e Tomorit veç nigerianit Idakvo për të cilin pritet të ketë një vendimmarrje nëse do ta vazhdoj sezonin në Berat janë parë edhe katër fytyra të reja. Nuk bëhet fjalë për futbollist të blerë apo të ardhur në provë tek Tomori por për futbollist që vijnë nga skuadrat e moshave.

Duket se vendi i parë në grupin B të Kategorisë së Parë për U19 që ka arritur Tomori i drejtuar nga Iken Droboniku në këtë pjesë të parë të sezonit ka nxitur klubin të afroj të tjerë futbollist nga skuadra e moshave.

Duket se performanca e mirë e Hysenit, Ajdinajt, Bubës, Drabos apo Xherimesë ka bërë klubin për të menduar të tjerë të rinj ti afroj në ekip. Emrat  e afruar në këtë fillim janari janë: Enver Kovaçi, Krisild Zogaj, Antonio Qengji dhe Eglant Lamaj.

Por ecuria e mirë e deritanshme e skuadrës U19 kur në tetë ndeshje ka 22 pikë me 7 fitore dhe vetëm një barazim edhe pa luajtur asnjë ndeshje në Berat bën që klubi dhe tekniku Arbri ta ketë gjithnjë një ‘’sy’’ edhe tek fidanishtja e klubit. /Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re