Specialistët e zonave të mbrojtura në juglindje kërkojnë unifikim të sezonit të gjuetisë. Kjo për shkak se muajt prill dhe maj krijojnë kushtet optimale për riprodhimin e peshkut në liqen.

 

Deri tani secili shtet cakton data të ndryshme për ndalimin e peshkimit si dhe riprodhimin gjate kësaj periudhe gjë që për specialistin e zonave të mbrojtura Vasil Mane nuk e favorizon shtimin e gjallesave ujore.

 

Në të njëjtën linjë është edhe drejtori i zonave të mbrojtura Iljon Thanasi.

 

Zyrtarisht nga pala shqiptare bëhet me dije se në liqenin e Ohrit çdo vit hidhet 1.6 milion rasat korani, ndërkohë që pala maqedonase nuk hedh as gjysmën e kësaj sasie.

 

Të njëjtat burime shtojnë se sektori i peshkimit nga ana e Shqipërisë hedh në vit në liqenin e Prespës më shumë se 550 mijë rasat krapi. Ndërkohë që nuk bëjnë të njëjtën gjë maqedonasit dhe grekët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re