Ka nisur mbrëmjen e sotme në “Fax News” emisioni më i ri me moderator Aulon Kalanë, i cili quhet “Të vaksinuarit”.

Emisioni ka nisur me një diskutim mes të ftuarve për situatën në Partinë Demokratike, ku analisti Alfred Lela tha se Berisha momentalisht brenda bazës ka më shumë mbështetës të anëtarëve në PD.

Alfred Lela:
“PD ndodhet në një krizë lidershipi, është krizë manaxheriale, nuk i takon vetëm liderit por edhe atyre që Basha ka ndarë pushtetin. Sigurisht është edhe krizë besimi që krijon debatin, si pasojë e frustrimit e një lidershipi të paqartë. Deri kur Basha e pezulloi Berishën nga PD ishte perceptimi se të paktën pushteti në PD ishte ndarë në dysh, pra Basha-Berisha. Dy liderat kanë besimin brenda PD. Nga kjo ndarje nga akti i vetëm i lidershipit nën mbrapshtinë e vet. Ky akt nuk i ka prodhuar fizionominë e lidershipit në raport me bazën. Berisha ka më shumë mbështetës në bazë krahasuar me Bashën. “Llumi” i zotit Basha më duket gjuha e urrejtjes që po përdor kryetari aktual i PD-së.

I mendimit të kundër ishte gazetari Agim Baçi i cili thotë se është e papranueshme që anëtarët e PD-së ndryshuan mendimin brenda natës për Lulzim Bashën menjëherë pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën.

Agim Baçi:
“Në këtë parti do të ketë ngjarje dhe kur ka ngjarje do të ketë zgjidhje brenda PD. Unë mendoj se nuk duhet të ketë gjuhë urrejtje në “Foltore”. Pas zotit Basha prej vitesh ka qenë Berisha dhe kjo ka dëmtuar PD sepse njerëzit ishin të paqartë kush është lideri. Kjo për mua është e ndershme kur thuhen troç gjërat. Për mua është hipokrizi që këta njerëz brenda PD-së ndryshuan brenda ditësh mendimin për zotin Basha menjëherë pas përjashtimit të Berishës. Demokratët e bazës ndryshuan mendimin vetëm se zoti Berisha u prek personalisht atëherë reagoi dhe baza ndryshoi duke i dalë kundër Bashës. Unë respektoj betejën brenda partisë, kam dëgjuar Nishanin dhe Ristanin por nuk jam dakord që brenda dy javës që këta njerëz hedhin akuza për marrëveshje të fshehtë Rama-Basha. Berisha dikur ka qenë mbështetësi më i madh i Bashës tani na nxjerr biseda posht tavolinës “më tha – i thash”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re