Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” ka folur që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për qëllimin e vërtetë të Sali Berishës zgjedhjet e “6 marsit”

Sipas Hitajt, Berisha përdori një retorikë të përgjithshme në zgjedhjet lokale dhe qëllimi i vetëm ishte që të “kafshonte” Lulzim Bashën për ti marrë PD-në.

“Dua të ulem me këmbë në tokë, Shtëpia e Lirisë vërtet ka një rezultat të mirë por nuk kanë bërë ndonjë heroizëm pasi humbës ngelen sërish. Që në fillim Shtëpia e Lirisë kafshimin kryesor e kishte ndaj Bashës, nuk e kishte betejën me PS, e dinim shumë mirë që e kishin të vështirë për të fituar vec Shkodrës. U ndërtua retorika politike sikur do ikë Basha do ikë edhe Rama. Brenda PD shikojnë një parti të përcarë që nuk arrin të fitojnë. Madje Berisha u bashkua me LSI që shumë demokratë e akuzojnë këtë parti si faktor kryesor që humbën zgjedhjet në 2013. Këto zgjedhje janë lokale nuk janë për Ramën, nuk janë për naftën, janë për hallin e qytetarit të zonës. Sepse kryetari i bashkisë nuk ka as këshill bashkiak dhe është shumë i kufizuar. Unë nuk besoj se në Shkodër njerëzit ja kanë dhënë kandaidait të foltores se pari ndonjë super program: “Do t’i kthejmë bashkinë qytetarëve”. Premtime që nuk ngjisnin fare. Kandidati që kishte një program shumë të mirë për qytetin ishte kandidati i PD për Durrësin, Ardian Muka. Do bëjmë tregje, do heqim pjesën e betonizimit, për plazhet do pyesin. Kurse të tjerët kishin retorikë politike të përgjithshme nuk kishin program të plotë. Foltorja kishte qëllim që ti merrte Bashës PD-në”, Hitaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re