Deputeti i partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për arsimin në Shqipëri.

Gjatë fjalës Boçi zbulon se i ka propozuar qeverisë që për shkak të boshllëqeve që kanë fëmijët për shkak të pandemisë duhet të përsëritet një vit tjetër shkollor.

“Unë propozoj të përsëritet nj vit shkollor, nga dy vite të humbura duhet të përsëritet një vit tjetër. Ministria e Arsimit bëri një testim dhe me gjasme u refuzua nga prindërit, ka disa probleme. Matematika është mbyllur. Nuk kemi mësues matematike, fizike. Duhet qasje tjetër. Mësuesia është degë e mbrojtur, e financuar nga shteti. Mësuesi është burim i shtetit. Një mësues që ka 5 vite që është shkëputur nga njohuria, ai nuk është më mësues. A do të futet dikush në histori në këtë vend? Vetëm një vit buxheti i arsimit të përdoret për rrjetin e shkollave, pra të ndërtohet i gjithë sistemi i shkollave. Në një vit të bëhet kjo gjë. Kjo është baza e nisjes. Mendoj se kjo qeveri do hynte në histori nëse do e bënte këtë gjë. Nuk e bën kjo qeveri që është tani, sepse është e kapur”, tha Boçi.

Ndërsa ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj tha se shkollat gjatë verës duhet të jenë të hapura që nxënësit të rikthehen për të marrë orë mësimi shtesë.

“Pasi të mbarojë viti shkollor për disa kategori të caktuara, në periudha vera shkolla të kthehet verore, duhen ndihmuar edhe mësuesit, mësuasit edhe në pandemi u lanë pa mbështetur. Në vitin 2030, që shohin prjeksionin e së ardhmes, vendet që kanë marrë goditje në sistemin e arsimit, nuk do arrijnë dot të marrin të ardhura për të përballuar jetën. Pse shkuam në këtë krizë? Në 97 çuan të bënin studime ata që nuk merrnin vesh. Pasojat në arsim shihen pas 24 vitesh. Fëmijët janë të frustruar së bashku me fëmijët. Duhen pranuar ca probleme dhe duhen thënë zgjidhjet”, tha Malaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re