Brisida Shehaj, nënkryetarja e LSI-së në Tiranë e ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për deklaratat e sotme të kryeministrit Rama në Kuvend i cili sipas saj ofendoi flamurin dhe siglën e PD-së.
Shehaj thotë se me deklaratën e tij Rama ofendoi mbi 600 mijë demokratë që votojnë Partinë Demorkatike.
Brisida Shehaj: Ishte fyese të thuash që flamuri i PD është bërë si çarçafët e shtëpive publike. Si mund të flasësh me atë gjuhë, gjithë mediat duhet të ishin marrë me atë ofendim dhe ta sulmonin Ramën sepse ishte deklaratë e papranueshme. Nuk mund të lejojmë që Rama të fyejë flamurin pasi ai flamur përfaqëson 600 mijë njerëz. Kush është ky që ofendon?!
Menjëherë iu përgjigj demokrati, Lisandër Hoxha e cili etiketoi “Ramën si një njëri të çmendur me kartelë psikike”.
Lisandër Hoxha: Lërë mos u merr më me atë sepse Rama është i çmendur me kartelë, është fatkeqësi për popullin tonë. Ai ka qejf të thotë se opozita është e përçarë, por gabon rëndë. Ka investim publik dhe mediatik që gjithë u morën të bënte lajme vetëm për situatën brenda PD ndërkohë që PS bënte afera korruptive. Alibeaj po bën sjellje në kundërshtim me PD-në. Më 30 prill zgjidhen organet e reja.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
