Pjesë nga biseda:

Aulon Kalaja: Kemi GJK apo Koomisionin e Venecias?

Jordan Daci: Ka shumë të vështirë që të mund të marrë vendime kur janë çështje me interes të madh. Kjo GJK në mungesë të dy anëtarëve të tjerë  ka shumë mundësi që t’i rrëzojë. Konventa Europiane i ka thënë Shqipërisë disa herë që kur të arrihet shumica mund të rrëzohet. Kur bëmë ndryshimin, duhet të kishim gjetur mekanizimin zhbllokues për të marrë vendimin. Mekanizmi dhe GJE i ka thënë Shqipërisë ta rregullojnë. Partia i ka caktuar, partia i zgjedh dhe partia i përkrah. Çfarë logjike ka që të vendosësh një numër që së paku të jenë 10 veta. Është idiotësi. Unë jam i zhgënjyer. Nuk prisja që GJK të jetë ndryshe nga pjesa tjetër e shoqerisë. Shoqeria jonë është tërësisht e sëmurë në raport me mbrojtjten e interesit publik. Një pjesë është përshkak të përvojës. Pjesa e Venecias është interesnate. Ne po e keqpërdorim. Ideja e Vencias nuk është për t’i deleguar vendimmarrjen finale por për të marrë mendim. Nuk mund të pyesë GJK a jam unë ajo që merr vendimin. Ne kishim vënë në lëvizje GJK Kushtetuese. Ideja është kjo, Venecian prej kohësh jo vetëm e keqpërdorim. Nga Venecia e di çfarë pres? Pres që ta marrë atë nenin e kushtetutës në të gjitha variantët e mundshme. Nuk e kemi thjesht për të na ndihmuar për politikë. Politikë ne bëjmë gjithë ditën. Venecia duam të jetë një shtojcë akademike. Ata thanë ka pak gjasa që ata të bashkëjetojnë. E thënë thjesht këto zgjedhje nuk janë zgjedhje, këta duhet të zgjedhin edhe njëherë. Nëse këta duhet të rizgjedhin dhe njëherë, a kanë qenë zgjedhje më para.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re