Ish-deputete LSI, Silva Caka e ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në Fax News ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikë dhe çështja e “detit me Greqinë”.

Gjatë fjalës së saj Caka tha se me Edi Ramën është e pamundur të negociosh pasi ai prish çdo marrëveshje dhe ka synim për të marrë të gjitha pushtetet. Caka theksoi se pavarësisht tentativave të Presidentit Meta për të marrë informacion, Rama nuk bën transparencë për negociatat me palën Greke për çështjen e detit.

Reformen zgjedhore Rama e prishi në mënyrë të njëanshme negociatat dhe marrëveshjen e 5 qershorit. Është e kotë që ne të hedhim emra pasi me Edi Ramën nuk ka asnjë marrëveshje. Është shumë e gabuar nga ana jonë që ne të çojmë emrat për presidentin e ri dhe më pas Rama e rrëzon sepse nuk njeh marrëveshje.

Çështja e detit me Greqinë? Nuk ka grup negociatorësh sepse grupi nuk është i plotë. Nuk ka ndonjë njeri në Shqipëri që nuk bie dakord që ne duhet të kemi një marrëveshje për çështjen detare që duhet të ndahen disa kufij detarë. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga presidenti i republikës për të marrë informacion dhe nuk bëhet transparencë dhe deklarata e Dendiasit ishte një bombë pasi ai tha që ne kemi vendosur që të shkojmë në Hagë, por me kë ka rënë dakord ky me cilat nga palët ka folur?

Profesionalizmi i grekëve është i frikëshëm dhe ne humbim në Hagë. Grupet e tyre dhe ekspertët janë shumë të mirëpërgatitur. Nëse qeveria do të kishte vullnetin duhet të bëhet transparencë”, u shpreh Caka.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re