Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë FRPD, Besart Xhaferri i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” ka folur për situatën dhe bashkëpunimin mes demokratëve për të bashkuar Partinë Demokratike.

Xhaferri tha se shqiptarët i besojnë qorrazi Amerikës që deri më sot ka mbështetur 3 reformat të cilat sipas tij kanë favorizuar Partinë Socialiste.

“Unë isha aktiv me foltoren por kur dëgjoja që Lulzim Basha thoshte se 90% e demokratëve janë të bashkuar më ikte truri. Debati sot është transformuar nga injorimi për ne në foltore por tani ne duhet të bëjmë një proces të përbashkët. Ish-sekretari i përgjithshëm dhe kryetari i grupit parlamentar kanë vendosur kushte, si mund të bashkohesh me një palë që të konteston në Gjykatë? Ma thoni dot? Unë jam i shkolluar në perëndim, jam një i ri dhe jam kthyer në 2013 me ëndrra të mëdha për të bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian. Ne i besojmë qorrazi SHBA dhe i duam pa kushte. Në 2016 mbështeta reformën në drejtësi, reforma në drejtësi është kapur nga qeveria aktuale. Reforma zgjedhore me garanci nga SHBA dhe për gabime të PD për djegien e mandateve dështoi edhe ajo reformë zgjedhore të cilat u përdorën në funksion të partisë në pushtet. Nuk e kuptoj politikën amerikane që ka për vendin tonë, 3 reforma që ka mbështetur dhe fiton dhe favorizon palën tjetër. Kurse Yuri Kim hedh poshtë vendimin e Gjykatës, ajo bëri deklaratë jashtë standardit demokratik”, u shpreh Xhaferri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re