Nexhmedin Spahiu i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja Politologu u shpreh kundër “Ballkanit të Hapur” ku marrin pjesë vetëm 3 vende. Sipas tij kjo nismë e Ramës dhe Vuçiç i shërben interesave të Serbisë për të izoluar Kosovën.

Nexhmedin Spahiu- Politolog
“Jeni pro apo kundër Ballkanit të Hapur? “Pro nëse janë 6 vende, kundër nëse janë vetëm 3 vende. Kjo është një marrëveshje mes Vuçiç dhe Ramës ku Maqedonia për një arsye të thjeshtë ka luajt një rol ndihmësi për ti asistuar dy fqinjët e vet. Interesi i Shqipërisë është përmirësimi i marrëdhënieve të Shqipërisë, 5-6 milionë turistë nuk është e vogël kurse për Serbinë interesi është të izolojë Kosovën. Me arritjen e marrëveshjes së Ramës rriti pazarin duke sjellë Kosovën në një moment të vështirë”

Kurse Gerti Bogdani tha se kjo marrëveshje që ëstë pranuar nga Rama sipas tij për interesa personale i jep më shumë fuqi Serbisë të lëvizë më lirshëm. Sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, Minishengeni tani është kthyer në Mikro – Shengen.

“Nuk është interes mes Shqipërisë dhe Serbisë por mes Vucic dhe Ramës. Zahevi ishte në mes sepse në fund të editës interesi serb është lëvizja e lirshme duke çorjentuar kufirin, ci duhet serbëve të lëvizin të lirshëm, ndaj edhe mali i Zi nuk e pranon edhe Kosova, por fatkeqësisht e pranon Rama në Shqipëri për interesa personale. Nga mini shenden shkoi në mikro shendgen dhe deri sa të mbyllet fare”, tha Gerti Bogdani.

Sandër Kovaçi- Ambasador:
“Mini shengeni doli si një lloj shpëtimi e varkës së integrimit që filloi të fuste ujë dhe shqipëria dhe Serbia pati ngecje në procesin e integrimit që në vitin 2014 ku Junker tha se nuk do të ketë shtesa të reja. Në pozitat izoluese të Ballkanit atëherë Edi Rmaa dhe Vucic krijuan situat paralele duke u shfaqur me dienë e tyre Open Balkan. Dy persona janë përfituesit këtu, është Edi Rama dhe Vucic, përfitimi i tyre është të kalojnë situatën e brendshme të vështirë. Karakteri i tyre ka kompromentuar reformat, opozita për një periudh të gjatë ka qenë në bojkot zgjedhjesh, Shqipëria deri në zgjedhjet e tjera ishte monopartiake. Rama dhe Vucic duan ta kalojnë këtë.

Për aktivistin Sokol Kolgjini kjo marrëveshje për “Ballkanin e Hapur” i jep mundësi Serbisë për të plotësuar ëndrrën shekullore për të dalë në detin e Shqipërisë. Sipas tij, kjo nismë i jep mundësi Serbisë të fuqizohet më shumë ekonomikisht.

“Minishengeni është përmbushje e dy qëllimeve, i pari është mundësi e Serbisë në det dhe mundësia e Serbisë për të marrë roilin dominues në Ballkan për politikë dhe ekonomike. Ata kanë pasur qëllim për të dalë në det pasi edhe kanë luftuar kundër nesh. Po të kemi parasysh pikat e marrëveshjes aty përcaktohen se cfarë përmbajnë memorandumet mes 3 kryeministrave, që janë lehtësitë doganore, lehtësimi i lejeve të punës dhe disa të ngjashme që lidhjen në parim me ekonominë. Këto gjëra i krijojnë mundësinë Serbisë të bjerë në vendin ku do ajo, për të sjellë kapitale , pasi Durrësi është ëndrra e vjetër e tyre dhe kjo nismë ja mundëson këto. Kjo nismë i jep mundësinë për të dalë në det”, Sokol Kolgjini.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re