“Banorët e prekur nga tërmeti, të strehuar në këtë pallat tek ‘Unaza e Re’, duhet të lënë banesat”.

Ky ka qenë urdhri që është lëshuar nga bashkia e Tiranës, ndërkohë që banorët janë njoftuar me një shkresë nga Policisë Bashkiake.

Mësohet se banorë nga zona të ndryshme të vendit, janë strehuar në këtë pallat që prej 27 nëntorit, që i përket një grupi qytetarëve që kanë protestuar tek Astiri kundër projektit të Unazës së Re.

Ata shprehen për gazetarin e ‘News24’ Erjon Skëndaj se nuk kanë mundësi që të dalin me qira, pasi nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa bëjnë edhe deklarata të forta se; ‘vetëm të vdekur do të dalim që këtu’.

“Më strehuan këtu se mu prish shtëpia me qira që isha tek Rruga Ura. Nuk qan që këtu, vetëm me më qit të vdek. Unë e vdek jam se jam. Jam unë dhe 4 fëmijët me 66 mijë lekë.”, tha një prej banorëve që qëndron në këtë pallat.

Ndërkohë, një tjetër grua me lot në sy tregon se ka aplikuar për bonusin e qirasë, ndërkohë që nuk ka mundësi që të gjejë shtëpi, pasi burrin e ka invalid dhe fëmijët të sëmurë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re