Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një komunikim live në Facebook se Shqipëria është futur në zonën e zjarrit në betejën me koronavirusin. Kreu i qeverisë bëri thirrje që të bashkohemi që të ndihmojmë ata që janë më në hall.

Ekonomia bie dhe rritet, por të vdekurit nuk ringjallen, tha Rama

“Jemi futur në zonën e zjarrit. Motoja ekonomia bie, por ekonomia rritet, ndërsa të vdekurit nuk ringjallen. Misioni ynë I të gjithëve bashkë është të mbrojmë këdo që kemi rreth dhe së bashku Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Jeta nuk ka çmim, hallet janë për njeriun. Çka nuk të vret, të forcon. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë. Qëllimi ynë është të dalim më të fortë dhe atyre që janë më në hall t’u qëndrojmë më pranë. Sot kemi patur 27 të infektuar. Jemi në një moment shumë kritik të luftës”, deklaroi kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re