Shoqata e te verberve te Shqiperise shpreh shqetesim  mbi mungesën e fondeve për pagesat e kësaj kategorie për muajin dhjetor e madje në disa njësi administrative edhe për dy muajt e fundit.

Në një deklaratë për mediat, Ardian Hysa drejtues I shoqatës tha se situata sociale-ekonomike dhe te drejtat themelore te njeriut per personat me aftesi te kufizuar eshte agravuar ne menyre te pa krahasueshme per cdo situate tjeter te meparshme.

 

Komuniteti Special i Kombeve te Bashkuara per te drejtat dhe personat me aftesi te kufizuar ka vleresuar punen e qeverise dhe situaten aktuale si tej te rende e te papranueshme. Shprehim shqetesimin e thelle lidhur me ankesat e te panumerta te te verberve dhe personave tjere me aftesi te kufizuar ne shumicen e bashkive te vendit ne jug dhe ne veri per mungesen e financimit per realizimin e pagesen e muajit dhjetor  per personat me aftesi te kufizuar.

 

Hysa I drejtohet qeverisë duke i kujtuar se realizimi i pagesave brenda muajit eshtë detyrim ligjor, ndersa mos realizimi i tyre perben shkelje te renda ligjore.

 

Madje shoqata e të vervërve të Shqipërisë i bën thirrje prokurise qe te hetoje dhe te vendose perpara pergjegjesise personat pergjegjes per shperdorimin e detyres se tyre.

 

Në fund Ardian Hysa ndalet edhe tek një tjetër shqetësim, mungesa e shpërblimit të fundvitit për personat me aftësi të  kufizuar, që sipas tij duke e krahasuar me dhënien e shpërblimit për pensionistet, është formë e hapur diskriminimi.

 

Pergezojme qeverine per shperblimin e rastit te vitit ri per pensionistet, invalidet e punes dhe ato me pension social. Por pavarësisht nga kjo ne jemi te shqetesuar per politikat  diskriminuese te ndjekura  ne vazhdimësi. Reforma e ndermarre me VKM  380 dt 5.6.2019 synon  uljen e pagesave ne  masen 27% te buxhetit per PAK.Mungesa e shperblimit per vitin e ri eshte forma e hapur dhe e pajustifikushem e diskriminit te PAK me pensionistet e tjere.I bejme thirrje qeverise qe te rishikoje qendrimin e saj ndaj personave me aftesi te kufizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re