Skip to content

Të veshur me rroba mjekësh, dy persona hyjnë me armë brenda Bankës Kombëtare, marrin një shumë të madhe parash

greqi 2

Një bankë kombëtare është grabitur në Greqi në zonën e Petralona-s.

Dy burra të pajisur me armë, kallashnikovë dhe pistoletë kanë marrë para nën kërcënimin e armës.

Të dy grabitësit ishin veshur me uniforma mjekësore, dhe mbanin nga një armë secili.

Ata kanë marrë një shumë ende të paditur parash nga arkëtari, i cili është tmerruar pasi i kanë drejtuar armën.

Dy autorët më pas u larguan në drejtim të paditur.

Forca të forta policie janë në vendngjarje për momentin, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

/faxweb