Dy muaj pasi Angelina Jolie dhe The Weeknd u fotografuan për herë të parë së bashku, të dy vazhdojnë të dalin në publik bashkë. Jolie dhe The Weeknd u kapën duke lënë një restorant italian në Santa Monica të shtunën në mbrëmje. Të dy ishin veshur me të zeza.

Daily Mail fotografoi dyshen duke shtuar se “mbrëmja vazhdoi në shtëpinë e këngëtarit pas darkës”. Ata kaluan dy orë e gjysmë duke ngrënë në një zonë private të restorantit.

Dalja rindezi zërat për një marrëdhënie romantike mes të dyve, por Page Six thotë se takimi ishte më shumë i fokusuar tek biznesi. Një burim tha për revistën se “ata as nuk po përpiqeshin të fshiheshin” sepse ishin aty vetëm për të folur për biznes (ndoshta në lidhje me serialin e ri ku do të luajë këngëtari).

Jolie dhe The Weeknd u panë për herë të parë duke darkuar më 30 qershor, edhe pse u larguan veçmas. Ata u panë përsëri në koncertin privat të Mustafa Poet-it në fillim të korrikut, edhe pse nuk u fotografuan përkrah njëri-tjetrit. Jolie ishte në koncert me fëmijët e saj, Shiloh dhe Zahara, ndërsa The Weeknd ishte atje me miqtë.

Mos ndoshta po bëhen shumë rastësi dhe takime biznesi që e bëjnë dyshen bashkë, apo janë thjesht paranoja fansash?!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re