Ndenja e vërtetë ëshët e pandashme: ajo pse është e tërë, ose nuk është fare.

Paaftësia për t’u entuziasmuar është shenjë rëndomësie.

Entuziasmi është pohimi dashamirës i ngjashmërisë së njerëzve të tjerë me ne.

Të vetmet pasione që nuk japin kënaqësi janë zilia dhe frika.

Vështirë ta quash të arsyeshëm atë njeri që nuk di të egzaltohet kur është e nevojshme.

Historia e një zemre zjarri është gjithnjë jashtëzakonsiht e thjeshtë.

Quajmë shpirt atë që entuziazmon.

Asgjë e madhe në botë nuk është bërë pa pasion.

Pasionet, ndonëse janë shkaktarë e lajthitjeve tona të shumta, shërbejnë megjithatë si motorë të përparimit.

Pasionet te njeriu vigjëlojnë vazhdimisht duke përgjuar prenë, ndërkohë që arsyeja fle dhe pret ta zgjojnë.

Pasioni i fuqishëm nuk është aspak i përjetshmi.

Për zemërimin thelbi nuk ka aq rëndësi, ai kërkon vetëm shkakun.

Ndjenjat nuk gënjejnë, gënjen përfundimi i nxjerrë prej tyre.

Pa shpirt dhe synime të larta, rrugë nga zemra në zemër nuk ka!

Zemërimi është çmenduri e përkohshme.

Kush di të zemërohet, di edhe të dashurojë.

Temperamenti është kohë e mirë, por kalorës i keq.

Ndejenja revolucionare është ndjenjë morale.

Pasionet i japin gjeniut mundësinë të shfaqë veten dhe i lejojnë të njohë veten.

Pasionet i dënojnë pareshtur, u veshin atyre të gjitha fatkeqsitë njerëzore dhe ndërkaq harrojnë se ata janë edhe burim i gjithë gëzimeve tona.

Njeriu duhet të ketë pasione, por edhe të jetë i zoti t’i bëjë zap ato.

Zemra ka ca skuta të cilat arsyeja nuk i çel dot.

Ndjenjat janë të pasigurta.

Pasioni shkon përpara dhe tërheq pas dashurinë.

Ajo që del nga zemra nuk ëhtë kurrë qesharake.

Aftësia për të qeshur me gjithë zemër është veti një shpirti të mrekullueshëm.

Zemra nuk ka rrudha, ajo ka vetëm blana.

Të vetmet pasione që nuk japin kënaqësi janë zilia dhe frika.

Qetësia e të urtëve nuk është tjetër veçse aftësia për të fshehur ndjenjat e veta.

Përkorësia është shëndeti i shpirtit.

Mjeti më i mirë për qetësimin e zemrës është puna e mendjes.

Të mos ishin pasionet dhe ëndrrat të afta për të çelur perspektiva të reja, jeta do të ishte një mashtrim i çmendur.

Të gjitha dijet tona e kanë zanafillën te ndjenjat.

Aty ku mund t’i jepet liri zemrës, nuk ka nevojë për parapërgatitje.

Zemra mbushur plot nuk është e zonja t’i peshojë fjalët.

Aftësia për t’u zemëruar është pjesa më e rëndësishme e armatimit të çdi njeriu të ndershëm.

Ndjenja që është robe e prakticitetit të vrazhdë, ka vetëm një kuptim të kufizuar.

Pasioni s’është tjetër veçse forca thelbësore e njeriut që synon drejt objektit të saj.

Ndjenja e ngjyrës është forma më popullore e ndjenjës estetike në tërësi.

Harpat e zakonshme i bën të tingëllojnë çdo dorë, kurse harpën e Eolit mund ta bjë të tingëllojë vetëm fortuna.

Zjarri i pasioneve ështës hpesh zjarr i gjenialitetit.

Entuziazmi – fjala më e bukur në botë.

Asgjë nuk lind më shpejt se ndjenja e antipatisë.

Ndërsa goja akuzon, zemra përligj.

Synimi për të sunduar mendjet e njrëzve është një nga pasionet më të fortë.

Ndjenjën mund ta detyrosh të heshtë, por nuk mund t’i vësh kufinj.

Shpesh me zemërimin njerëzit mbushin boshëllëqet e logjikës së tyre.

Të gjitha zbulimet e mëdha janë bërë nga njerëz, në të cilët ndjenja ecte përpara mendimit.

Çdo arsyetim përfundon duke i bërë lëshim ndjenjës.

Çdo goditje që japin në zemërim e sipër, në fund të fundit bije detyrimisht mbi vetë ne.

Vetëm një pasion i madh është në gjendje të bëjë zap pasionet tona.

Asgjëkund tjetër ngadalsia nuk është kaq e dobishme se sa në zemërim.

Sa më të tërbuara të jenë pasionet, aq më të nevojshme janë ligjet për t’i përmabjtur ato.

Pasioni është dehja e mendjes.

Vetëm shpirtërat e zjarrtë dinë të luftojnë dhe të fitojnë, të gjitha përpjekjet e mëdha, të gjitha veprat e larta u përkasin atyre; mendja e ftohtë nuk ka kryer asnjëherë asgjë të mrekullueshme.

Ta ruash entuziazmin është më e vështirë se sa ta shkaktosh atë.

Vetëm me zemër ne shikojmë qartë.

Pakëz pasion e mpreh mendjen, shumë e shtyp.

Përjetimet janë burime që ushqejnë frymën krijuese dhe veprimtarinë e shumanshme të njeriut, që i hapin atij anë të reja të jetës.

Po të mos i dimë shkaqet e paisonit, ai do të mbetet i huaj për ne dhe do të na trullosë qoftë edhe në shfaqjet e tij më fisnike.

Ftohtësia është sëmudnje më e tmershme e shpirtit.

Nuk është e vërtetë që nuk ka të drejtë asnjëherë ai që nxehet; vetëm njeriu i ulët nuk zemërohet asnjëherë.

Cili është ai që duke kryer një heroizëm, një akt shpirtmadhësie apo çiltërsie, mund të thoë se nuk përfitoi edhe vetë nga kjo?

Të mos jesh askush dhe të mos dashurosh asgjë është e njëjta gjë.

Gjithçka i dorëzohet këmbënguljes së ndjenjës energjike.

Pasioni është shpirti i fjalës.

Zemërimi ka gjithmonë shkaqet e veta, por rrallëherë mjaft të arsyeshme.

Përshtypjet e para pushtojnë zemrën e dhe lenë aty gjurmë të pashlyeshme.

Ta qetësosh zemrën është më vështirë se sa të tronditesh.

As gjuha dhe as qytetërimi i vdekur, nuk do të mundin kurrë të trondisin botën.
Egziston pasioni i njohjes, siç egziston pasioni për muzikën. Pa këtë pasion nuk do të kishte as matematikë, as shkenca ekzakte.

Ne kemi pika vlimi të ndryshme.

Pasioni është rregullator i keq, por sustë e fuqishme.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re