40 familje në lagjen 24 maj në Vlorë rrezikojnë të mbeten të pastrehë e mbi të gjitha rrezikojnë jetën. Shkak janë disa punime që kanë nisur në vitin 2009 ku Bashkia dha leje për ndërtimin e një lokali pranë themeleve të një pallati parafabrikat.

Që prej 2009 e deri sot, me gjithë ndërhyrjet në themelet dhe kolona pallati është bërë i pabanueshëm. 40 familjeve nga Emergjencat Civile u është kërkuar të largohen nga banesa, ndërkohë këta të fundit nuk dinë se cfarë do të bëhet me ta. Banorët kërkojnë të merret vendim për pallatin dhe të gjendet zgjidhje për ta.

“Ne nga pallati duhet të ikim atëherë kur të vijnë inxhinierët e ndërtimit, të bëjnë matjet. Të hiqet suvaja njëherë dhe të shihen çarjet. Ne duam një dokument ku të thuhet se banorët do të ikin nga pallati dhe ne të na sigurojnë qeranë e të na adresojnë shtëpinë se kemi kontribute këtu prej 40 vitesh. Është bërë një ndërhyrje në panelet e pallatit.

Është prishtur struktura e pallatit, është me leje ndërtimi por pa numër protokolli. Ato të emergjencës kanë sjellë një letër pa vulë, pa gjë. Si të ikim nga pallati ne me një fjalë goje? Në mbledhjen e djeshme të bashkisë është vendosur të jepet bonus qeraje për 2022, po nuk na ka ardhur një dokument ligjor”-u shpreh një nga banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re