Arkeologët kanë zbuluar një rrjet të tërë varresh antike që datojnë 4500 vite më parë, në një zonë të Arabisë Saudite.

Zbulimi u publikua në revistën Holocene ndërsa rrjeti i varreve është i shtrirë në një hapësirë mjaft të gjerë në veri-perëndim të Arabisë Saudite.

Njerëzit që jetojnë në këto zona kanë qenë në dijeni prej vitesh, por mbi to nuk dihej shumë derisa ato u panë nga studiuesit në pamje satelitore, sesa shumë të shpërndara janë në zonë”-tregoi për CNN studiuesi Mathew Dalton.

E po sipas studiuesit, varret shtrihen për qindra apo mijëra kilometra. Studiuesit mbetën të habitur kur kuptuan se rrjeti i varrezave është i shtrirë përgjatë disa rrugëve të lashta. Këta të fundit janë të mendimit se shenjat e rrugëve të lashta janë edhe më të hershme se vetë varret, të cilat rezultojnë të jenë 4500 vjeçare, sa ‘mosha’ e piramidave të mëdha në Egjipt.

“Mbase është një mënyrë e të treguarit të pronësisë, ose një element që tregon se të ndjerët janë varrosur pranë një vendi ku ti do të kaloje shpesh e do të mund t’i shihje e kujtoje”-tha studiuesi Dalton.

Hapi i radhës për studiuesit mbetet datimi me karbon i një sërë elementësh të tjerë. Studiuesi Matthew Dalton është i besimit se të tilla rrjete varresh mund të arrijnë deri në Jemen, kjo pasi varre të ngjashme janë gjetur përgjatë këtij shteti e madje edhe veriut të Sirisë.

“Mijëvjeçari i tretë është një periudhë shumë e rëndësishme. Është koha kur u ndërtuan Piramidat dhe është koha kur një mori me kultura bashkëvepronin në një shkallë të madhe, për herë të parë në histori. E kur shikon këtë peisazh me të tilla monumente funerare, është me të vërtetë mbresëlënëse” –tregoi Dalton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re