Të dënuarit në burgun e Reçit në Shkodër i janë drejtuar me një letër deputetëve të Parlamentit, ku i bëjnë thirrje për të votuar amnistinë penale

Kërkesa e tyre është bërë publike nga avokati,  Anton Kosteri, i cili ka lexuar edhe letrën.

Në letër u bëhet thirrje deputetëve që të lënë ndasitë politike dhe të tregohen të përgjegjshëm për të votuar amnistinë.

“Të burgosurit i janë drejtuar me një peticion deputetëve, konkretisht atyre të opozitës që të miratohet amnistia. Të burgosurit më kanë kërkuar që ta parashtroj këtë kërkesë në shenjë humanizmi dhe të lihet pas çdo lloj ndasie politike dhe deputetët të shkojnë dhe të votojnë në Parlament amnistinë. Votimi i projekt ligjit për amnistinë do e ndajë atë deputet nga të gjitha mendimet se një kah i caktuar mund të ketë interes, gjë që nuk e mendojnë fare. Ata deputet që e votojnë këtë ligj do fitojnë jo vetëm preferencën e të burgosurve por gjithë popullit shqiptar. I kërkojmë deputetëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe ta votojnë. Këtë kërkesë tonën do e dërgojmë edhe në Parlament që të votohet sa më parë. Të burgosurit kërkojnë që amnistia të përfshijë uljen e dënimit minimalisht dy vite dhe e dyta i dënuari të konsiderohet personi që vendimi ka marrë formë të prerë deri në ditën që hyn në fuqi ligji”, u shpreh avokati Kosteri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re