Detaje të rënda janë zbardhur nga mediet greke në ligje me krimin që tronditi Volosin. Një 50-vjeçar shqiptar vrau vëllanë e bashkëshortes, pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se ishte abuzuar për 9 vite nga viktima.

Mëngjesin e djeshëm vajza vendosi të flsite me të atin për tmerrin që përjetoi në duart e 33-vjeçarit duke i treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto.

Lexo edhe :Related Posts

50-vjeçari më pas ka marrë armën e gjahut dhe me pretendimin se kishte defekt në makinë ka thirrur viktimën për ndihmë në rrugën provinciale Volou-Zagoras.

Pas një debati të ashpër, 50 vjeçari e ka ekzekutuar me plumb në kokë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës në një prononcim për protothema.gr tregon se rasti doli në dritë 3 ditë më parë dhe deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë.

Në të njëjën kohë, ajo tha se vëllai i saj nuk kishte lënë të kuptohej asgjë nga veprimet e tij.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, as vajza nuk tha gjë. Burri e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha “Të vrava vëllanë””, thotë gruaja e tronditur./  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re