Ngjarjet e njëpasnjëshme në Shqipëri po rrisin tensionin politik në vend, duke krijuar thuajse një terren të ngjashëm si vitin e kaluar.

Reforma në Drejtësi, vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, por edhe situata e menaxhimit të koronavirusit po trazon politikën shqiptare.

Në këto kushte të vështira, koka gjithmonë kthehet nga ndërkombëtarët.

Mesditën e sotme, në ambientet e Kryeministrisë ka shkuar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Mësohet se në qendër të diskutimit janë pikërisht këto çështje, Teatri dhe situata me COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re