Thirren në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje tre specialisstt e Institutit të Ndërtimit, të cilët firmosën akt-ekspertizën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Bëhet fjalë për tre ekspertët të cilët konstatuan pamundësinë e rikonstruksionit të tij. Ata janë marrë në pyetje gjatë ditës së sotme, pas kallëzimit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Aleanca i akuzoi inxhinierët për falsifikim, duke hedhur akuza se nuk e kanë kryer verifikimin në terren dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në objekt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re