Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ashpër në qëndrimin kundër prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, një pikë gjaku e derdhur në shesh do të jetë kokë për kokë me kryeministrin Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.E ftuar në “Open”, Kryemadhi u shpreh se kjo çështje nuk mund të tolerohet

“Nuk ka për të pasur shans të hyjë asnjë fadromë që të prekë edhe tabelën. Unë do të jem e para. E kam lënë amanet. Një pikë gjaku po u derdh në atë rrugë, kokë më kokë.

Nuk ka më fjalime dhe mesazhe për demokracinë. U lodhëm nga demokracia. Atë po ia japim gliko ndërkombëtarëve dhe po ua sheqerosim gojën ndërkombëtarëve. Po ua bëjmë qejfin me reformë zgjedhore. Por edhe Kushtetutën e Amerikës t’ia shkruash Edi Ramës, nuk e shpëtojnë.

Teatri nuk ka kompromis dhe të mos guxojë njeri që të flasë për demokraci.Nuk ka nevojë as për 100 mijë njerëz. Një pikë gjaku ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajnë. Këtu shtet nuk ka, gjykatë nuk ka, prokurori nuk ka. Aty nuk bëhet fjala për të brendshmet e Violeta Manushit që thoshte Rama. Sot ia bën Teatrit Kombëtar nesër ta bën ty”- tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re