Kryeministri Edi Rama, ka dalë paraditen e sotme për të shpalosur paketën “Anti-KÇK”, por ka mbajtur një fjalim të gjatë në formën e monologut apo “Stand up”. Rama ndërpritej herë pas here nga komentet në rrjetet sociale.

Në kulmin e teatrit, në ekran u shfaq një mesazh i një qytetari shumë të shqetësuar, çuditërisht jo prej qeverisë, por prej faktit se bashkëshortja e Lulzim Bashës dhe kryetarja e LSI-së, janë fotografuar në business class. Pasi qytetari ezauronte gjithë shqetësimin e madh për këmbënt e Monikës dhe Aurelës, përmendte shkarazi edhe vilën e Ramës në Surrel.

Rama tha se vila e Surrelit është një vilë e zakonshme dhe se ai i ka deklaruar të gjitha faturat.

“Sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit, që janë ndërtuar në Shqipëri? Kam parasysh shtëpitë me dy kate, tre kate, katër kate, që kanë qenë produkt i punës? Janë mbi gjysëm milioni. Vila ime në Surrel ka një formë që është e ndryshme, sic jam unë i ndryshëm dhe sic janë të gjithë të ndryshëm nga  njër tjetri. Eshtë  një banesë individuale e një familje shqiptare më shumë. Për ata që kanë hedhur pafund baltë lidhur me këtë, mund të them që shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me çdo faturë. 
Sa i përket business class, qeveria jonë e ka marrë këtë vendim, nuk udhëton në business class, me përjashtim kur spostohem përtej oqeanit“.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re