Skip to content

Teatri i bombarduar ukrainas gjendet dhe në Shqipëri

121235688

Lufta në Ukrainë nxjerr në pah krejt rastësisht një përngjasim aritektonik, gati binjak,skloniste maripuolj ss 1 e1647458593756 mes asaj që mund të jetë një vendtragjedi si pasojë e bombardimeve ruse, Teatrit të Mariupolit dhe teatrit të ngjashëm në një qytet shqiptar.

Bëhet fjalë për atë që sot është muzeu i Peshkopisë, dikur ish-Shtëpia e Kulturës e këtij qyteti, që kishte njëherësh kinema dhe teatër brenda. Godina është tipike e stilit sovjetik, ndërtuar në kohën e raporteve shqiptaro-ruse, kësisoj një ndër më të veçantat e qytetit verilindor.71559217 948750445459850 7241177074210177024 n

Pikërisht për shkak të silit të saj të veçantë, ajo ka përbërë një simbol arkitektural në vite, siç dhe aktualisht, duke mbetur tejet tërheqëse në këtë qytet. Prej saj kanë dalë emra si mjeshtri i trompws Isak Shehu apo muzikanti Edmond Zhulali. Aty ka punuar Tonin Rrota e Zef Ccoba.

Po të shihet më vëmendje, është pothuajse identike me Teatrin e bombarduar të Mariupolit. Kë të njëjtën strukturë, të njëjtin volum, të njëjtat kolonada, gati të njëjtin basoreliev në ballë e të njëjtat rifinitura. /tesheshi.com/