Teatri kombetar kalojë në pronësi të bashkisë së Tiranës . Vendimi është publikuar kete te premte në fletoren zyrtare ku me propozimin e ministrisë së Kulturës, teatri dhe trualli i tij prej  afro  5 000 metrash katrorë, do i kalojnë bashkisë.

Qëllimi i këtij vëndimit është ndërtimi i një godine të re bashkohore. Bashkisë nuk do i lëjohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të partisë demokratike, Basha, i cili  në një postim në twitter tha se në një moment kur që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama ka  gjetur  kohë për të grabitur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re