Skip to content

“Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…

KULLURI 6

Edvin Kulluri ka analizuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te mazhoranca, opozita, protesta që mbahet në vend prej dy muajsh si edhe te marrëveshja me SHBA.

Gjatë intervistës, ai tha se sot opozita nuk ekziston më. Sipas tij sheshi, protesta e ka nxjerrë opozitën jashtë loje.

“Sheshi opozitën e ka nxjerrë komplet nga loja. Nuk ekziston opozitë sot”, tha ai.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes, Kulluri nënvozoi se nuk duhet të kalonte në kushte të tilla dhe se ishte e domosdoshme që të kishte një afat dhe procedurë të rregullt.

“Qeveria nuk mund të lidhë marrëveshje pa I kalua në parlament. Dhe më pas I nënshtrohet procedurave normale. Nëse ka cështej konfidencialitete duhet trajtuar të tilla, por konfidencialiteti nuk ka lidhje me emergjencën. Këta flasin marrëzira pafund, që nga Taulant Balla. Me shpërthimin e protestave, teatri i kukullave midis gogolit Berisha dhe shpëtimtarit Rama ka marrë fund. Kishin një konflikt artificial, këtej ziheshin dhe këtej bënin kodin zgjedhor bashkë…Për marrëveshjen mjafton afati që është hapur i shkelur. Marrëveshja për katër orë kalon në kushte lufte. Ne sot nuk kemi asnjë kërcënim, nuk di të jemi të kërcënuar. Nuk e dimë.”, tha ai.

Gjithashtu ai foli edhe për dosjen “Balluku”, duke u ndalur te deklaratat e kreut të SPAK, Klodian Braho gjatë ditës së sotme për këtë çështje. Kulluri theksoi se janë angazhuar një numër i lartë oficerësh të BKH dhe se kërkesa për shtyrje afati sipas është mëse normale.

“Sa kohë janë disa procedura në hetim patjetër kërkohet kohë. Në momentin që kemi elementin e veprës të pastrimit të parave, kjo patjetër kërkon kohë për të parë se si janë transformuar nga një dorë te tjetra. Ajo që vura re është se angazhuar një numër i lartë oficerësh të BKH dhe dy prokurorë, ishin 7 ose 8 oficerë të BKH, dhe dy prokurorë. Pra ka një përqendrim të fortë të SPAK të hetimit të këtyre çështje, mos harrojmë se kanë dhe dhjetëra çështje të krimit të politikës. Pra kërkesa për shtyrje afati është normale. Duhet të kenë dalë prova të reja. Besoj që këto çështje kanë dalë gjatë hetimeve, që kërkojnë kohë ë hetohen. Kemi kaluar në dy akuza tjera dhe kjo tregon që çështjet janë zgjeruar dhe BKH e SPAK kanë gjetur indicie të reja që sipas tyre implikojnë zonjë Balluku. Që mos të shkohet në parlament me prova të papjekura”, tha ai.