Aktorja Pavlina Mani, bashkëshortja e Piro Manit, ish-aktor por më së shumti regjisor, mohon që ai të ketë venë firmën në një letër iu është dërguar krerëve të shtetit, me kërkesën për një teatër të ri.

“Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që s’ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë vënë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë.

Ne nuk merremi me këto gjëra, atje në plan të parë, nuk është fare çështja tek ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë!

Edhe përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asnjë gjë. Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri, të ekzistojë dhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç ka e gjithë bota”, ka qenë reagimi i znj. Mani për Shekullin, edhe ajo e larguar prej vitesh nga skena artistike.

Piro Mani mbahet mend për rolin e tij të Sali Protopapës në “I teti në bronx”, e si regjisor i “Arturo Ui”-së. Por në gati 25 vite, ai e ka ndëprerë karrierën artistike në Shqipëri.

Ndërkohë, te emra të tjerë në listë, figurojnë dhe çifti Fatos e Drita Haxhiraj, po ashtu të larguar prej më shumë se 25 vitesh nga skena, për shkak dhe të largimit nga Shqipëria.     

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re