Grupimi që kundërshton shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, nënshkroi një marrëveshje me kryetarin e PD-së Basha, ku ky i fundit premton të zhbëjë Ligjin për Teatrin sapo të vijë në pushtet, gjithnjë me bindjen se nuk do lejojnë shembjen e tij.

Por për koniçidencë, ose skemë politike, Basha ka firmosur me atë që është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Robert Budina, vëllai i Edmond Budinës,  shfaqur së fundi dhe si flamurtar i rezistencës kundër zëvëndësimit të të vjetrit me një të ri.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së është gjithadhtu dhe Kastriot Çipi, një tjetër kundërshtar i flakë i prishjes së godinës së vjetër, raporton Tesheshi.

Ishte ky i fundit që kumtoi marrëveshjen e firmosur në skenën e TK-së.

“1-Lidhur me Teatrin, aleanca shpreh gatishmërinë për të mbrojtur atë. PD dhe opozita angazhohen për mbrojtjen e tij duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni të mundshmë.

Brenda një muaji zonën ku përfshihet edhe teatri kombëtar do t’i rikthehet statusi monunent kulure.

Ai do t’i nënshtrohet restaurimit sipas ekspertëve të kulturës. Brenda një muaji nga marrja e qeverisjes PD do të shfuqizojë ligjin për shembjen e teatrit.

PD do të ndërmarrë masat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e teatrit.

2-Lidhur me masat për të garantuar rendin publik, kur PD të vijë në pushtet do të garantojë që çdo investim do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit.

PD do ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm që çd subjekt privat që ka punuar për dëmtimin e pronës publike do dëtyrohet të pagujë dëmshpërblimin.

PD angazhohet të nisë një reformë ligjore për rritjen e gjithë përfshirjes së vendimarrjes në çështjet me interes publik. Diskkutimi mbi këto çështje duhet të bëhen në mënuyrë transparente.

Brenda një viti nga ardhja në pushtet e opozitës do nisë decentralizimi i inistitucioneve kulturore. Reformimi i kuadrit ligjor për statusin e artistit.

Për këtë qëllim palët janë mirëkuptuar për të punuar së bashku. Ato angazhohen të konsultohen me njëra tjetrën”, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.

Këtë kontratë, Edmond Budina e konsideroi si pakt me  Bashës dhe popullit. “Kontrata duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet. Kjo është simbolike. E firmos kryetari i PD me popullin”, tha Budina.

Nga ana tjetër, Basha e shfrytëzoi skenën e TK-së për një fjalim tipik politik, edhe me 30 Qershorin brenda.

“Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë. Shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi para publikut dhe votuesit shqiptar. Siç e tregoi dhe 30 qershori, drita në fund të tuneli po shkëlqen fort”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re