Publicisti Vittorio Sgarbi është përballur mbrëmjen e sotme me arkelologun e njohur Nertian Cekën, ndërkohë që ky i fundit i ka kujtuar edhe shembjen e Teatrit Kombëtar, ku i tha se nuk tha asnjë fjalë për shembjen e tij.

Vittorio Sgarbi deklaroi se ishte kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe zbuloi se i kishte këkuar mikut të tij Edi Ramës që të restaurohej, por ai kishte bërë si deshi.

“Unë i thash mikut tim Edi Rama të mos e shembte Teatrin Kombëtar. I thash atë gjë që më pas ai nuk e bëri. Nuk doja të hyja në polemikë për atë. Unë i thash ta mbante, të restaurohej. Unë i dhash një këshillë por ai bëri atë që donte”, tha gazetari italian Neritan Ceka.

Sa i përket deklaratës së tij, në lidhje me qytetin e Bylisit si qytet grek, Sgarbi tha se nuk donte të krijonte polemikë.

“Unë kam thënë që Bylis është Ilir që komunikon me një qytet grek. Nuk kam pasur asnjëherë qëllim të bëj polemika. Nuk e kuptoj ku është polemika. Kam bërë ca lexime të autorëve të huaj dhe atë tregova. Nuk e kuptoj ku është polemika”- tha Sgarbi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re