Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti sërish shpreh pakënaqësinë që Teatri Kombëtar u rrëzua, sepse ai i përket të gjithë shqiptarëve, edhe atyre jashtë vendit.

“Ka shumë drama e shfaqje që kanë shënuar kulturën historinë e shqiptarëve në përgjithësi në atë Teatër Kombëtar. Në rastin më të keq ai Teatër Kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës. Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.”, tha Kurti në Ora News duke shtuar “Unë e kuptoj se duhet të ketë kafeteri të artistëve pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe më pas vjen kafeteria ku bëhen diskutimet para dhe pas shfaqjes. Dhe jo të bëhen kafeteri e restorante dhe dyqane e më pas njëra ndër gjërat të jetë dhe teatri. Nëse nuk të pihet kafja shohim ndonjë dramë.”

I pyetur se përse kryeministri Edi Rama ndihet i lënduar me të, dhe ka thënë se ajo që e lëndon është gënjeshtra, Kurti i përgjigj: Për besë nuk e di për çfarë flet.

Kryeministri në detyrë i Kosovës shton se arrestimi i drejtorit ekzekutiv të qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri u bë të jepet shembulli për aktivistët e tjerë.

“Rama ka thënë se lëvizja VV ka ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë e tij? Për besë nuk e di për çfarë e ka fjalën”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re