Europa Nostra, feredata pan-europiane për trashëgiminë kulturore ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Twitter, teksa fadromat kanë nisur shembjen e dy godinave të Teatrit Kombëtar në Tiranë. “Një ditë e trishtuar për trashëgiminë Kulturore në Shqipëri dhe në Europë.

Një ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Europë. Orët  e para të mëngjesit të sotëm, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shkatërrimin e Teatrit të mbrojtur Kombëtar në Tiranë”, thuhet në mesazhin e këtij organizmi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të kontinentintit të vjetër, e të konsideruar si një zë të rëndësishëm për institucione ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Unesco. Ajo ka status konsultativ me UNESCO-n dhe njihet si një partner OJQ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re