Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri.

Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,- thuhet në reagim.

Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

“Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në vecanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”,– thekson KE.

KE po ashtu iu bën thirrje të gjithë palëve që të tregojnë përmbajtje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re