Në Padova të Italisë është zhvilluar një protestë në formën e ‘flash mob’ dedikuar shembjes së godinës së Teatrit kombëtar në Tuiranë disa ditë më parë.

Tubimi në vendin fqinj është organizuar përmes thirrjeve në rrjetet sociale dhe është zhvilluar para Pallatit Moroni në Padavo. Oranizatorët ku përfshihen qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sipas tyre, një godinë e tillë duhet ti bashkonte vendet respektive pasi janë të nevojshme urat lidhëse kulturore ndërsa shtojnë se e dënojnë aktin e shembjes së Teatrit si dhe dhùnën e forcave të rendit ndaj artistëve dhe aktivistëve.

“Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, një vend pranë Padovas, pranë Italisë u shkatërrua një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende. Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezentë dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhùnën e përdorur nga pòlicia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile”, tha Elda Omari, arkeologe dhe historiane e arteve.

“Një vend pa të kaluar pa memorie është një vend pa identitet”, thotë kronika e TV7.
“Në bashkëpunim me miqtë shqiptarë, duke konsideruar faktin që Puglia është shumë afër Shqipërisë jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë”, tha President i Shoqatës Pulieze në Padova

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re