Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ngjallur shumë reagime te personazhet e njohur.

Ata janë shprehur të zhgënjyer nga ky veprim, që duhej ndaluar.

Më e fundit, është moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila ka deklaruar se me një kryetar të opozitës si Lulzim Basha, vetëm të jesh debil të mos bësh çfarë të dojë kokrra e qejfit.

Fatma thekson se nuk beson te forca e popullit që nga shuarja e protestave të studentëve.

‘Me nje si Basha ne opozite, vetem te jesh debil mos te besh ca te doje kokrra e qejfit.

Me popullin nuk merrem fare, se nuk besoj me te forca e ketij populli, pas shuarjes se protestave te studenteve, qe mu duken e vetmja shprese!’, shkruan moderatorja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re